E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: "Koalicioni i qeverisjes se ardhshme"

Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, deklaroi gjate ceremonise se prezantimit te koalicionit "Bashkimi per Ndryshim", se koalicioni i majte nuk eshte vetem nje akt i madh politik qe bashkon forcat politike por eshte nje koalicion per te gjithe qytetaret."Une jam nje qytetar i majte, i ftoj te gjithe bashkemendimtaret e mi qe vlerat me te mira qe ne perfaqesojme, t'i bashkojme me vlerat me te mira me qytetare qe te bejne me ta ndryshimin", u shpreh Milo. Ai premtoi se pas 28 qershorit koalicioni i majte do te siguroje nje qeverisje te afte qe do te ballafaqohet me shqetesimet dhe hallet e tyre."Ne sot jemi ketu per t'i dhene nje mesazh shqiptareve, se ju premtojme nje qeverisje te afte pas 28 qershorit dhe jo nje qeverisje qe do te jete nje rrotacion i thjeshte i pushtetit. Per ta bere kete ne, kemi nevoje per mbeshtetjen e shqiptareve", theksoi lideri i PSD. Milo nenvizoi se "koalicioni i majte nuk eshte nje koalicion elektoral por koalicioni i qeverisjes se ardhshme te Shqiperise".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›