Poni: 20 mije aplikime ne dite per leternjoftime
Plot 20 mije aplikime ne dite behen mesatarisht per pasaporten biometrike. Zv.ministri i Brendshem, Ferdinant Poni, eshte shprehur dje se ne te gjithe vendin jane bere mbi 800 mije aplikime. "Me gjithe diten e djeshme ne shkojme ne 868.242 aplikime ne total te kryera, dhe ne 687.433 leternjoftime te prodhuara. Nga keto, 652.292 jane shperndare ne zyrat tona per t'ia dhene qytetareve", deklaroi Poni. Ai i ka bere thirrje te gjithe qytetareve qe te paraqiten per t'i terhequr leternjoftimet e tyre. "Kemi dhe 250 mije leternjoftime te pa terhequra", beri te ditur zv.ministri i Brendshem, Ferdinant Poni. Sipas tij, ne Tirane jane pajisur me dokumentin e sigurise se larte mbi 75 per qind te shtetasve pa pasaporta. Nderkohe, ai fton qytetaret te terheqin kartat e prodhuara, por edhe te aplikojne prane qendrave te aplikimit. Ndersa zedhenesi i Ministrise se Brendshme, Fatmir Konja deklaroi dje, se po finalizohet shtrirja e procesit te aplikimit per leternjoftime elektronike edhe ne komunat e fundit, me te voglat ne vend. Konkretisht, ne dhjetediteshin e pare te muajit maj, filloi procesi i aplikimit ne 14 komuna te tilla. Ai njoftoi se javen e ardhshme procesi i aplikimit do te filloje edhe ne 14 komunat e fundit, per t'u finalizuar plotesisht. "Ne total, numri i personave pa pasaporte, ne komunat ku nuk ka filluar procesi eshte vetem 6.232 dhe jo 17.234 sic pretendon Partia Socialiste", tha Konja. Ai perfundoi se pergjithesisht, numri i zgjedhesve pa pasaporte per keto komuna, lejon kryerjen e procesit te aplikimit per leternjoftime elektronike, ne me pak se dhjete dite.