E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj: "Koalicioni qe do te ndryshoje vendin"

Kreu i Partise Grupimi 99, Erjon Veliaj, gjate fjales se mbajtur prej tij ne ceremonine prezantuese te koalicionit te kryesuar nga Partia Socialiste "Bashkimi per Ndryshim", e ka konsideruar formimin e koalicionit te majte si nisjen e nje rrugetimi i cili nuk mund te behet vetem."Ne duam te ftojme te gjithe qytetaret te jene deshmitare te kesaj beselidhje te re me Shqiperine, qe quhet 'Bashkimi i Ri per Ndryshim'", u shpreh Veliaj. Ai u beri thirrje qytetareve ta konsiderojne koalicionin e ri si koalicion qytetar pertej te majtes apo te djathtes. "Ky eshte koalicion ku mbi te gjitha ju thote shqiptareve kini besim tek vetja juaj, Shqiperia nuk eshte vendi i mundesive nese s'ka mbiemrin e duhur dhe lidhjet e duhura. Ky koalicion ka pasion krijimin e mundesive, ai qe eshte i afte duhet te jete i suksesshem", theksoi lideri i G99. Ne fund te fjales, Veliaj premtoi ndryshim rrenjesor te qeverisjes dhe se do te jete ky koalicion qe do te ndryshojne kete vend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›