E Shtunë, 31 Tetor 2026

Posta Shqiptare tregon situaten e aplikimeve

Per te gjithe personat qe nuk kane emrin ne listat e Ministrise se Brendshme, jane percaktuar dokumentet qe ata duhet te plotesojne, per te aplikuar per karte apo per pasaporte biometrike. Sipas Postes Shqiptare, kjo kategori qytetaresh duhet te plotesoje formularin e vetedeklarimit, duke paraqitur prane zyrave postare nje dokument per vertetim identiteti. Si te tille mund te pranohet fotokopja e lejes se drejtimit te automjetit, fotokopja e Leternjoftimit te vjeter, fotokopja e pasaportes se ciles i ka kaluar afati, ose edhe fotokopja e certifikates me foto te shoqeruar me origjinalin per efekt verifikimi. Sipas zedhenesit te Postes Shqiptare, Bruno Gjymshana, per ata te cileve u mungon nje nga elementet e mesiperm, duhet te marrin nje vertetim nga komisariati perkates i policise. Ndersa ne rast se qytetaret do te kene probleme apo pengesa ne zyrat postare, mund te kontaktojne ne numrin e telefonit pa pagese: 0800 41 41 ose ne numrin e Qendres se Monitorimit 042 (2) 258828. Sipas te dhenave te djeshme, numri i qytetareve shqiptare qe ka terhequr kuponet per leternjoftimin elektronik ne sportelet e postes, ka shkuar ne rreth 850 mije. Vetem dje mesohet te jene shitur rreth 29 mije kupone. Sipas burimeve zyrtare nga Posta Shqiptare, vetem ne harkun e nje jave numri i shtetasve pa pasaporte qe kane terhequr kuponin bazuar ne VKM dhe udhezimin e Ministrise se Financave, ka shkuar ne 18 mije ku rreth 8 mije prej tyre, duke mos gjetur emrin ne listat e Ministrise se Brendshme kane plotesuar formularin e vetedeklarimit, duke i bashkengjitur edhe fotokopjen e nje dokumenti identifikimi.

Kompensimi

Brenda 11 ditesh nga zbatimi i skemes se kompensimit, Posta Shqiptare ka realizuar ne saje te punes dhe rrjetit te shtrire ne cdo skaj te Shqiperise, rimbursimin e mbi 30 per qind te pensionisteve perfitues. Kategorite e tjera, e marrin kompensimin ne institucionet vendore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›