Shteti paralel, qe kercenon shoqerine shqiptare
Nga Enver Bytyci*
Keto dite, dy gazeta te Tiranes, "Shekulli" dhe "Tema", si dhe televizionet e komanduara nga Edi Rama, botuan dhe anuncuan e-mailet e vajzes se kryeministrit Berisha, me te cilet ajo komunikonte me partneret e saj ne biznes. Nderkaq nja dy ore me pas selia e Edi Rames u shpreh permes altoparlantit Erion Brace, se "Kryeministria eshte nje godine aferash".
Shpejtesia me te cilen vepruan media e PS-se ne Tirane dhe godina e saj nuk kane lene asnje dyshim per lidhjen dhe bashkepunimin midis "zbulimit sensacional" dhe perfshirjes se vete opozites shqiptare. Nuk ka me asnje dyshim se skenari eshte shkruar ne zyrat e PS-se ose te Bashkise se Tiranes. Kjo eshte per kedo nje deshmi tjeter se shtypi ne Shqiperi mbetet nje mercenar i politikes dhe se politika ushtron ndikim te drejtperdrejte mbi te. Nderkohe qe kjo pjese e medias dhe politikes qe quhet "opozite" ankohet ne pafundesi per te ashtuquajturen dhune kunder shtypit "te lire" nga ana e qeverise.
Ne konceptin shqiptar, nga viti 1991 e ketej, shtyp i lire quhet vetem shtypi kunder Sali Berishes. Shtypi "eshte i lire" vetem nese ai keqperdoret nga pjesa tjeter e politikes qe fillon te Edi Rama e perfundon tek Aleksander Meksi, edhe pse mercenarizohet here vullnetarisht e here i paguar, pra, vetem nese sherben si mjet propagande kunder qeverise se demokrateve. Shtypi "eshte i lire", vetem kur shpif, kur fantazon dhe shperfytyron realitetin shqiptar per inat te kryeministrit.
Por nuk do te doja te ndalesha ne kete aspekt te pjeses me te keqe te asaj panorame, e cila i jep pamje trishtuese vendit tone. Nje qasje tjeter eshte akoma me per keqardhje. Ne e-mailet e Argita Malltezit lexuesi nuk mund te gjeje asgje kunder ligjit dhe kunder rendit demokratik. Nese do te kishte dicka te tille, prokurorja shqiptare mezi do te priste te hapte nje proces te ri hetimi. Nuk do te kishte pritur me shume se dy ore nga koha e konferences se shtypit te Erion Braces. Por as kjo pamje nuk me ka impresionuar, sepse propaganda anti-Berishe eshte sofistikuar me tej nga Frrok Cupe e Kico Blushe te rinj, te te njejtit kallep si te kohes se vitit 1997.
Nuk mund ta besoj gjithashtu se shoqeria shqiptare eshte ende ne nivelin e para 10-12 viteve, kur i kaperdinte pa i menduar kallepe te ketij tipi propagandistik e mediatik. Me e shemtuara pjese e kesaj komedie shqiptare qe i takon pjeses opozitare eshte fakti se askush ne Shqiperi nuk ndjehet me i sigurt. Me mijera gazeta te lira shtypen e botohen ne dhjetera milione kopje ne Gjermani. Kurre nuk eshte botuar ndonje e-mail biznesi i ndokujt. Dhe te tilla e-maile, si ato te Argites, me oferte te caktuar e kerkese te caktuar sipas rregullave te tregut te lire, behen me mijera cdo dite, madje cdo ore. Nuk ndodh kjo, per shkakun e thjeshte se transmetimi e ketij spektakli mediatik do te shkaktonte termet ne qarqet e biznesit dhe ne vete shoqerine gjermane.
Nga momenti kur dy gazeta botuan e-mailet e nje zyre biznesi te ligjshem, per me teper me permbajtje krejt normale dhe me etike, pra nga momenti kur keto e-maile iu shiten publikut shqiptar si "afere", e gjithe shoqeria shqiptare eshte e duhet te ndjehet e kercenuar. Me se shumti vete biznesi, pa te cilin Shqiperia dhe cdo vend tjeter, nuk mund te mbijetojne. Por jo me pak vete mediat vertet te pavarura nga shteti dhe nga opozita. Nga ky moment ka lind rreziku per nje lincim te permasave sipas seleksionimit politik. Dhe kete gjueti shtrigash me permbajtje ideologjike nuk e ben tashme shteti, sic e bente para kater vitesh shteti i Edi Rames dhe partise se tij, por e ben opozita, pra ajo pjese e politikes qe kishte praktikuar skema te tilla kur qeveriste vendin. Po nga kush kercenohet prej tash shoqeria shqiptare?! Nga institucionet legale apo nga ato ilegale?! Fenomeni qe u shfaq zbulon faktin se ne Shqiperi vepron nje sistem paralel investigimi, hetimi, gjykimi e vleresimi, nje sistem paralel i shtetit te dhunshem, me tipare ideologjike, i cili deshiron te vije perseri ne pushtetin legal me 28 qershor. Kush fshihet pas ketij sistemi paralel, kush e ben sherbimin e tille, kush jane investiguesit e tipit te sigurimit te shtetit komunist, kush jane drejtuesit e tij, kush jane percuesit dhe aranzhuesit e ketij sistemi te frikshem per shoqerine shqiptare... Kush ka sy dhe veshe i sheh dhe i degjon cdo dite tek ulerijne ne tribunat elektorale. Por shoqeria shqiptare nuk mund te rroje gjate ne ankthin e frikshem te aktivitetit te jashteligjshem te ish-sigurimit te shtetit, te cilin duket qarte se e drejtohet dhe komandohet nga selia rose e kryeqytetit te vendit.
* Opinionist, Prishtine