E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bare:Prej 20 vjetësh,asnjë masë për mbrojtjen e mjedisit

Sekretari për Mjedisin në Partinë Socialiste Besnik Baraj, theksoi se prej 20 vitesh asnjë politikë nuk është ndërmarrë ndaj mbrojtjes së mjedisit, ndërsa ka shtuar se shkatërrimi i burimeve natyrore, pyjeve, tokës, gërryerja e lumenjve apo dëmtimi i biodiversitetit kanë qenë përsëri të pakrahasueshme."Faktet sot tregojnë se politika e deritanishme në drejtim të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ka dështuar plotësisht. Faktet flasin se ne sot jemi vendi me një erozion të frikshëm më të madh se 10 herë në krahasim me cilindo vend të Mesdheut,"tha Bare.Ai ka denoncuar edhe prerjen masive të pyjeve në vendin tonë, ndërsa ka akuzuar Ministrinë e Mjedisit se ka tjetërsuar pyjet në zona për ndërtime."Qeveria, diku fal 1000 ha ullishte, diku rrafshon mijra ha pyje sikurse është ai i vendimit të terorit të vitit të kaluar. Këto veprime pasurojnë një pakicë dhe sjellin fatkeqësi dhe mjerim ekonomik për pjesën tjetër. Do duhen edhe 114 ditë për t'i dhënë fund skandaleve qeverisëse dhe masakrës mjedisore në Shqipëri",përfundoi Bare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›