Berisha shmang komentet për Pangon, flet vetëm për krizën

Kryeministri Berisha ka shmangur komentet lidhur me shkarkimin e Ministrit Pango pas skandalit seksual të publikuar në media. Në daljen e tij publike, kryeministri Berisha i pyetur nga gazetarët sapo ka përfunduar aktiviteti për çertifikatat e pronësisë ka shmangur çdo reagim jashtë teme. Ndërkohë pak minuta më vonë, kryeministri ka drejtuar mbledhjen e qeverisë gjatë të cilës ka folur vetëm për krizën globale financiare. Sipas shefit të qeverisë, shqiptarët do të ndjejnë vetëm pasojat e kësaj krize por opozita e cila pretendon që jemi të prekur nga kriza është injorante ekonomikisht. Opozita pretendon se ekonomia jonë është prekur në disa sektorë të saj nga kriza globale dhe për këtë arsye ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë përmes një paketë për krizën ekonomike.