Prifti: Rama fsheh pasurinë"3 mijë substanca qëkonsumon në ditë"
TIRANE- Ministri i Energjetikës lëshon akuza të rënda ndaj kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama se po fsheh pasurinë e tij. Nga foltorja e Parlamentit Dritan Prifti ka shkuar më tej duke e akuzuar "se vlera prej 3 mijë euro që ka deklaruar se ka në bankë është vetëm vlera e substancës që ai thith cdo ditë me hundë."
“A ka shqiptar që ta besojë se Edi Rama nuk ka shtëpi dhe jeton me nënën e vet. Kjo është qesharake. Dallimi mes meje e tij është se unë e familja ime i kemi vënë pasuritë me ndershmëri. Ai njeri thotë është i pastrehë. Ai njeri, të nderuar kolegë deputetë, thotë se ka vetëm 3 mijë euro pasuri në bankë. Unë po ju them se 3 mijë euro kushton vetëm substanca që ai thith me hundë cdo ditë. Vlera e një dite e substancës që Edi Rama thith cdo ditë me hundën e vet bën më shumë se tre mijë euro”- deklaroi sot në seancë parlamentare Dritan Prifti.
Akuzat e Ministrit të Energjetikës nga foltorja e parlamentit u drejtuan dhe ndaj deputetit socialist Taulant Balla, i cili ndërhyn duke folur nga karrigia e deputetit (shënim i redaksisë: Nuk dëgjohet mirë cfarë thotë). “Ej Taulant do pushosh apo jo. Nuk po flasim për kazinonë tëndë. Merr miliona nga kazinoja or burrë.”
Ministri i Energjetikës ftoi Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurisë të hetojnë deklarimet e pasurive të tij dhe të Edi Ramës.
"A ka shqiptar, A ka shqiptar që e beson që ka tre mijë euro në bankë. Vetëm me hundë thith 3 mijë euro. (Shenim i redaksise: Dëgjohen zërat e deputetëve të opozitës). Ftoj inspekoriatin e Deklarimit të Pasurive dhe cdo institucion hetimi në këtë vend të hetojë cdo qindarkë të pasurisë time, duke filluar që sot. Të hetojë dhe cdo qindarkë të pasurisë së Edi Ramës. Që nga vila që ka në Durrës me emrat e biznesmenëve të vet deri te vilat luksoze e qindra apartamente në Tiranë".
(s.g/balkanWeb)