Deda dhe Qehaja në bienalen e Mediteranit

Dy nga artistët të cilët do të marrin pjesë në bienalen e artistëve të rinj të Mediteranit në Romë, Kazablankë e Selanik, Qëndresa Deda dhe Nurhan Qehaja, tanimë do të shfaqin punën e tyre prezantuese në mesin e artistëve tjerë pjesëmarrës në bienalen, e cila fillon që nga data 7 tetor dhe zgjat deri në fund të muajit shkurt të vitit të ardhshëm.
Ngjarja e titulluar “preview” do të mbahet në ambientet e qendrës për art bashkëkohor “Stacion” me datën 20 shtator, nga ora 20:00 dhe është përkrahur nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Punëve të Jashtme.
Deda (arte pamore) dhe Qehaja (gastronomi) janë dy nga gjashtë artistët e përzgjedhur për të marrë pjesë në bienalen e sivjetme, e cila si koncept kryesor krijues ka pasur temën “simbioza”: Si do të mund të jetonim bashkë?