Lushnja, objektivi i imponon 3 pikët ndaj Adës
Duke shfrytëzuar momentin e mire që po kalojnë lushnjarët besojnë se mund të marrin pikët maksimale dy javët e fundit
Kanë kaluar disa ditë mes seancave stërvitore në ambientet sportive lushnjare, që janë të ngarkuara nga reshjet e shiut, por futbollistët janë të gjithë të angazhuar për të luajtur sa më mirë në ndeshjen me Adën. Ata mendojnë vetëm fitoren ndaj Adës në stadiumin Roza Haxhiu. Një fitore e imponuar nga objektivi i skuadrës verdhejeshile, që kërkon të ngjitet direkt në superiore, edhe pse konkurrenca është e fortë.
Ndeshja me Adën në shtëpi është vlerësuar nga lushnjarët, të cilët, në 180 minuat e mbetura të fazës së parë, synojnë të marrin sa më shumë pike, pse jo dhe maksimumin. Kundërshtari i radhës, për shkak edhe të asaj që ndodhi sezonin e shkuar, meriton respekt dhe vëmendje nga Lushnja, që ia ka bërë hyzmetin 90-minutëshit të fundit për 2011-ën në stadiumin Roza Haxhiu.
Skuadra ka zhvilluar edhe një takim mes llojit dhe stafi teknik ka tashmë të qartë gjithë situatën. Një tjetër fitore duket në sfond për Lushnjën, që javën e fundit do të shkojë në fushën e Kukësit, një nga rivalët e saj të drejtpërdrejtë në luftën për superligën. Nën drejtimin e trajnerit Saimir Malko, skuadra myzeqare ka një ecuri mjaft positive, duke u ngjitur në vendin e tretë.
Por lushnjarët nuk kënaqen me kaq. Ata pretendojnë që, duke përfituar nga përplasjet e kësaj jave dhe nga ndeshja direkte me Kukësin javën e fundit, ta mbyllin fazën e parë në dyshen e parë. Gjithçka do të qartësohet brenda pak ditësh, pasi të jenë zhvilluar ndeshjet me Adën dhe Kukësin, ku lushnjarët shpresojnë të ruajnë ecurinë e tyrë të mirë.
Bashkia, 38 milionë lekë për vitin e ardhshëm
Me paraqitjen e buxhetit të vitit 2012 nga ana e drejtuesve të pushtetit vendor, për klubin lushnjar është parashikur që të ketë 2 herë më shumë investime sesa viti më i mirë i qeverisjes së mëparshme. 5.6 miliardë lekë janë parashikur në vitin 2012 dhe 7% e tyre do ti kalojnë vitin e ardhshëm futbollit. 38 milionë lekë janë akorduar në projektbuxhetin, që pritet të miratohet të hënën për futbollin, që është i vetmi që argëton mijëra lushjnarë çdo të shtunë.
