Pogradeci i gëzohet një brezi të artë futbollistësh
Duket që në klubin e futbollit të Pogradecit po rilind një brez i shkëlqyer lojtarësh, që premtojnë shumë për të ardhmen. Ky grup ndoshta për shumë vite do të përbëjë bërthamën e ekipit.
Që një ekip futbolli të zhvillohet, të ecë përpara, të prodhojë talente dhe të edukojë sportistë si dhe të ngrejë një të ardhme të sigurt për shumë vite, duhet të ketë më parë një infrastukturë shembullore, që gjithçka të vijojë noralisht. Qyteti i Pogradecit ka tashmë prej 2 vitesh kushte të shkëlqyera stërvitore, jo vetëm për ekipin e parë e parë, por edhe për ekipet e moshave, pranë aneksit të qytetit të Pogradecit.
Bëhet fjalë për një ambient të shkëlqyer me bar sintetik, ku çdo ditë stërviten mbi 200 fëmijë. Gjatë muajve të verës kjo shifër dyfishohet falë punës së mirë që bëhet në Pogradec nga ekipet e moshave dhe nga klasat sportive të qytetit. Kryetari i Bashkisë së Pogradecit njëkohësisht edhe president i ekipit është mbështetësi dhe investuesi më i madh, që të gjithë të rinjtë e qytetit të kenë mundësi për të ecur përpara në sportin më të bukur dhe më popullor në botë.
Talentet e Pogradecit
5 trajnerë moshash çdo ditë stërvitin ekipet e grup-moshave të ndryshme. Roland Cala, Bardhi Çekiçi, me fëmijët e moshës 8 deri 12 vjeç; Ardian Abazaj, Festim Fetollari stërvitin 17-vjeçarët që luajnë në superiore, dhe Arben Mahmutaj me 19-vjeçarët. Po të hedhësh sytë nga tabela e renditjes, ekipet zinxhir të Pogradecit renditen në vendet të mira.
17-vjeçarët e Pogradecit renditen në vendin e 7-të, por për dyshen e trajnerëve Abazaj-Fetollari, më i rëndësishëm nuk është rezultati, por afrimi dhe zbulimi i sa më shumë talenteve, që të jenë të vlefshëm për ekipin e parë Pogradecit.
Nuk është rastësi që 2 lojtarë pogradecarë do të shkruanin historinë në atë kualifikim historik në eliminatoret e europianit, ku Endri Çekiçi dhe Erjon Hoxhallari (lojtarë që kanë kaluar këtë sezon te Tirana) do të ishin pjesë e atij ekipi të Mustedanagiçit, që u kualifikuan në Raundin Elitë. Çekiçi është i vetmi i ditëlindjes 1996 ndër 200 lojtarër e vendeve të ndryshme europiane që morën pjesë në kualifikueset europianit.
Edhe pa i mbushur 15 vjeç, do të tërhiqte vëmendjen e shumë menaxherëve, të cilët i kanë ofruar kontratë për ta bërë pjesë të akademivë të klubeve të ndryshme. Erjon Hoxhallari, tashmë pjesë e ekipit të parë Tiranës, është produkt i shkollës pogradecare dhe aktivizuar në disa takime nga trajneri sponjoll Rubio. Veç këtyre, bien në sy shumë talente të tjerë të 17-vjeçarëve pogradecarë, si portieri Molla, Zeqollari, Berberi, Alillari, Çollaku etj., të cilët shumë shpejt pritet që të jenë pjesë e ekipit të parë.
