Ibra: Jo më "Ballon D'Or" por Leo Messi

Zlatan Ibrahimovic është i mendimit që Topi i Artë mos të ketë këtë emër, por të emërohet Lionel Messi.
Ylli i PSG-së deklaroi para ndeshjes me Barcelonën se Messi është lojtari më i mirë në botë dhe se meriton respekt."Nuk e di nëse duhet të quhet tani Topi i Artë apo Lionel Messi.
Duhet ta riemërojmë këtë çmim pasi që Messi është i pari që ka fituar 4 herë këtë çmim.
Ai padyshim që është lojtari më i mirë në botë por se nuk e di se a është më i miri i të gjitha kohërave. Për këtë mendoj se do të flasim pasi Messi të ketë 31 vite" deklaroi Ibrahimovic./indeksonline/