Cole në Man Utd?

Ashley Cole nuk do të përjashtojë mundësinë e transferimit te rivali i Premierligës, Manchester United pas skadimit të kontratës së tij me Chelsean në fund të këtij sezoni, ka njoftuar ESPN të shtunën.
Cole 31 vjeç, do të jetë futbollist i lirë gjatë verës dhe bisedimet e deritashme me përfaqësues të gjigantit londinez nuk kanë sjell marrëveshje për vazhdimin e qëndrimit të tij në Stamford Bridge.
Mbrojtësi i majtë kërkon kontratë dyvjeçare kurse klubi ka politikë të marrëveshjeve të reja njëvjeçare për futbollistët mbi 30 vjeç. ESPN ka njoftuar se në rast se nuk arrin marrëveshje me Chelsean, Cole mund të konsiderojë kalimin në Old Trafford.