E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli-Sampdoria, sezoni 09-10, e kurdisur

Napoli-Sampdorian (0-1), ndeshja e javës së fundit të sezonit 2009-10 për Serinë A dyshohet se ishte e kurdisur.

Klubi, bashkë me ish-portierin Matteo Gianello dhe ish-trajnerin Silvio Giusti, do të përballen tashmë me komitetin disiplinor të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC). Mbrojtësit e Napolit, Paolo Cannavaro dhe Gianluca Grava, janë akuzuar gjithashtu për mos raportimin e kurdisjes së pretenduar.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të FIGC-së lexohej: “FIGC mund të konfirmojë se, pas hetimeve të Prokurorit Publik të Napolit, Prokurori Federal do të nisë procedurat disiplinore në lidhje me ndeshjen Sampdoria-Napoli të 16 majit 2010. Matteo Gianello, një ish-futbollist i Napolit, dhe Silvio Giusti, ish-trajner i këtij klubi, akuzohen se janë përpjekur të manipulojnë me rezultatin e takimit në favor të fitores së Sampdorias, në këmbim të parave. Ata akuzohen gjithashtu se janë munduar të kontaktojnë edhe me kolegët, Paolo Cannavaro dhe Gianluca Grava, të cilët e kanë refuzuar propozimin”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›