Mancini mbron ndryshimet taktike

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka përkrahur ndryshimet taktike pasi Micah Richards u shpreh i brengosur rreth aplikimit të formacionit me tre mbrojtës.
Richards theksoi se vendimi i Mancinit për të ndryshuar formacionin e zakonshëm 4-4-2 ia humbi gjasat ekipit për fitore në disfatën 3-1 nga Ajaxi në Ligën e Kampionëve të mërkurën.
Por, Mancini ka deklaruar se: “Nëse jeni futbollist i nivelit të lartë nuk është me rëndësi çfarë sistemi luani. Nëse nuk e kuptoni një sistem të tillë, ju nuk jeni i denjë për të luajtur në një skuadër të madhe”.