E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontratë e re për Iscon

E ardhmja e Iscos në Malaga duket e siguruar, pas njoftimeve se klubi spanjoll ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me mesfushorin e shumëkërkuar.

E përditshmja sportive spanjolle Marca ka raportuar të shtunën se pronari i Malagës, Sheikh Abdullah Al-Thani ka kërkuar vazhdimin e kontratës me Iscon, futbollist i cili ka shpërthyer me paraqitje të mira këtë stinor dhe ka zgjuar spekulime rreth interesimit nga klube të mëdha evropiane.

Isco pritet të nënshkruajë kontratë të re dyvjeçare deri në qershor 2018, me çka do të përfitojë edhe rritje në pagë nga 400 mijë euro në 1.5 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›