E Shtunë, 31 Tetor 2026

Santos mohon marrëveshjen Barça-Neymar

Santos ka mohuar njoftimet se Barcelona ka arritur marrëveshje paraprake për transferimin e sulmuesit Neymar.

Ylli brazilian është një prej futbollistëve më të kërkuar në Evropë. Të premten qarkulloi lajmi se gjiganti katalan ka paguar 10 milionë euro për të arritur marrëveshje paraprake me Neymarin. Por, Santos ka reaguar shpejt duke mohuar gjithçka.

“Nuk ekzistojmë bisedime, sulmuesi ka kontratë deri më 2014 dhe do ta respektojë atë”, thuhej në komunikatën e publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit brazilian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›