Cole nuk e do futbollin

Mbrojtësi i Chelseas, Ashley Cole ka pranuar se nuk e do futbollin duke theksuar se e konsideron si punë dhe jo diçka që e adhuron. Pavarësisht karrierës së suksesshme gjatë së cilës ka fituar tituj të shumtë, ish mbrojtësi i majtë i Arsenalit ka insistuar se nuk kënaqet aq shumë në futboll.
“Kur isha i ri vërtet kënaqesha në futboll”, tha Cole për ITV sport. “Ishte ëndërr e realizuar që luaja për ekipin të cilin e doja dhe isha në ekip me futbollistë të mëdhenj. Tani është më tepër si punë për mua dhe përballem me presion shumë më të madh. Ju nuk guxoni t’i largoni sytë nga topi, ju duhet të fitoni çdo ndeshje. Ka shumë njerëz që duhet t’i kënaqni, andaj është shumë më vështirë. Tani është më tepër si punë sesa diçka që e dua”, përfundoi ai.