E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edicioni i fundit me Kombëtaren

Pas përfundimit të kualifikimeve për evropianin 2012 Erjon Bogdani do t’i thotë lamtumirë Kombëtares shqiptare. Këtë e ka konfirmuar vetë sulmuesi, i cili është grumbulluar me kuqezinjtë për dy miqësoret e radhës kundër Malit të zi dhe Andorrës.
“Po është mëse e vërtetë, ky është edicioni im i fundit me Kombëtaren. Fola me trajnerin dhe ai më tha që Erjon t’i ndihesh mirë edhe fizikisht. Je i rëndësishëm për skuadrën dhe mund të japësh shumë. Por gjithashtu është mirë që t’u lëmë vend edhe djemve të rinjë në skuadër”, ka thënë Bogdani.
“Këta djem duhet të stërviten sa më mirë dhe të gjejnë ekipet e duhura. Sa për veten time unë do të luaj derisa të kem mundësi dhe të jem në nivel të lartë. Nëse nuk do ta kem nivelin e duhur, atëherë, do të largohem edhe nga kombëtarja”, shtoi ai.
Kombëtarja shqiptare po vazhdon përgatitjet për dy miqësoret, derisa Samir Ujkani ende nuk është grumbulluar për shkak arësye të problemit me pasaportën.

Bogdani afër Lecce

Me përfundimin e sezonit, në Serie A, ka përfunduar edhe kontrata e Erion Bogdanit me Chievon. Interesim për sulmuesin shtatlartë kanë shprehur Bologna dhe Lecce.
“Që të dyja janë në lojë edhe pse unë jam duke pritur Leccen. Gjithsesi ka edhe skuadra të tjera në lojë. Ndoshta pas një jave apo 10 ditësh mund të them skuadrën që do të luaj për sezonin ardhshëm”, ka thënë Bogdani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›