Benayoun për Behramin

Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, insiston në transferimin e mesfushorit të West Hamit, Valon Behrami. Sipas mediave angleze, strategu spanjoll është i gatshëm të ofrojë mesfushorin Yossi Benayoun si ‘grep’ për angazhimin e Behramit dhe bashkëlojtarin e tij nga Upton Park, qendërmbrojtësin Matthew Upson.
Ylli kosovar do të përfaqësojë Zvicrën në Kampionatin botëror dhe pritet të jetë njëri prej futbollistëve i cili do të udhëheqë eksodin në West Ham gjatë afatit kalimtar të verës. Bashkëpronari i klubit, David Sullivan, ka theksuar se pothuajse i gjithë ekipi është në shitje për çmimin e duhur dhe Benitez konsiderohet si adhurues i ish mbrojtësit të Lazios.
Mirëpo, spanjolli do të përballet me konkurrencë të fortë për transferimin e Behramit, i cili kërkohet edhe nga Palermo, Roma dhe klube tjera të famshme evropiane. Sipas mediave angleze, Behrami dhe Upson së bashku vlerësohen në 16 milionë funta dhe Benitez shpreson që gjysma e kësaj shifre do të zbritet nga ofrimi i Yossi Benayounit në marrëveshje.