Rikthimi i krenarisë

Pas dy fitoreve në Kampionatin botëror më 1930 dhe 1950, ditët më të mira të Uruguait janë pas tyre. Shumëkush është pyetur për rënien e më pasme, por është për t’u habitur fakti se si ka arritur ky shtet të jetë aq i suksesshëm në shkallën ndërkombëtare duke fituar dy herë Kampionatin botëror, dy medalje të arta olimpikë dhe 14 tituj në Copa America. Los Celeste janë njëri prej ekipeve më të suksesshme në futbollin ndërkombëtar.
Kualifikimi
Për herën e tretë me radhë, Uruguai përfundoi i pesti në zonën kualifikuese nga Amerika e Jugut, duke vuajtur deri në minutën e fundit, por siguroi pjesëmarrjen në play-off kundër Kosta Rikës. Ata arritën fitore të rëndësishme 0-1 në San Jose, ndërsa barazuan 1-1 në Montevideo.
Pikët e forta
Mbrojtja e fortë dhe fuqia në lojën ajrore janë kualitetet kryesore të Uruguait. Ekipi është i ndërtuar për fortësi: ata mund të luajnë keq ose mirë, por asnjëherë nuk mund të akuzohen për mungesë të angazhimit. Qëndrimi ‘kurrë mos u dorëzo’ ka një emër: Garra Charrua.
Pikët e dobëta
Uruguai është ekip jashtëzakonisht i paparashikueshëm. Ata mund të luajnë lojë të klasit të lartë, por edhe dinë të duken të humbur në fushë. Po ashtu, pavarësisht yjeve të mëdha në sulm, Uruguai është ekip që humb shumë raste për shënim.
Trajneri
Pavarësisht arritjes së kualifikimit, u shfaqën dyshime rreth Oscar Washington Tabarezit. Ai është trajner i cili adapton strategjinë e lojës së tij varësisht nga kundërshtari: 4-3-3 është formacioni i tij i zakonshëm, por shpeshherë ekipi i tij luan edhe në 4-4-2 ose 3-4-1-2.
Yjet e ekipit
Futbollisti më i famshëm i Uruguait sot në botën e futbollit është Diego Forlan, i cili do të bëjë paraqitjen e dytë në një Kampionat botëror. Ylli i Atletico Madridit synon të arrijë sukses me ekipin kombëtar. Përkrah tij futbollistë të rëndësishëm janë edhe sulmuesi i Ajaxit, Luis Suarez, mesfushori i Portos, Cristian Rodríguez, qendërmbrojtësi i Fenerbahces, Diego Lugano dhe sulmuesi i Palermos, Edison Cavani.
Momentet më të mira në histori
Suksesi i Uruguait i takon së kaluarës, por ata i tregojnë me krenari edhe në ditët e sotme. Nëse duhet veçuar një kujtim në historinë e Uruguait: goli i Alcides Gigghias në minutën e 79-të kundër Brazilit në Maracana në finalen e Kampionatit botëror 1950.
Objektivi në Kampionatin botëror 2010
Edhe pse tifozëve të Uruguait nuk u duhet mohuar ëndrrën e titullit, shteti do të festojë një paraqitje të mirë të ekipit kombëtar. Çerekfinalja do të mjaftonte.
Gjasat për të kaluar në rrethin e dytë: 61.5 %
Gjasat për të kaluar në çerekfinale: 32.9 %
Gjasat për të kaluar në gjysmëfinale: 162 %
Gjasat për të kaluar në finale: 6.5 %
Gjasat për të fituar titullin: 2.7 %