Meksika, solide

Meksika nuk ka shijuar sukses të madh në shkallën ndërkombëtare. Triumfi i vetëm i tyre në një garë zyrtare është Kupa e Konfederatave 1999. Meksika ka marrë pjesë në Kupën e Amerikës, por është mposhtur dy herë në finale; nga Argjentina më 1993 dhe Kolumbia më 2001. Mirëpo, kanë pesë tituj në Concacaf Gold Cup.
Kualifikimi
Meksikën e priti një skenar i vështirë kualifikimi. Hugo Sanchez u shkarkua pasi ekipi U-23 nuk arriti të kualifikohej për Olimpiadën 2008 në Pekin. Sven Goran Eriksson erdhi në vend të tij, por nuk pati sukses dhe u largua pas humbjes nga Hondurasi. Radha i erdhi Javier Aguirres, i cili filloi dobët, por arriti të sigurojë kualifikimin për në Kampionatin botëror pas pesë fitoreve dhe një barazimi.
Pikët e forta
Talenti individual, sidomos në mesfushë. Ekipi meksikan ka një numër të futbollistëve kualitativë, si Rafael Marquez në mbrojtje, Cauhtemoc Blanco në mesfushë dhe Guillermo Franco në sulm, elementet kryesore të ekipit të Javier Aguirres.
Pikët e dobëta
Dobësia më e madhe e Meksikës është mungesa e fuqisë sulmuese. Meksika krijon raste por di t’i humb ato, sidomos kur Franco nuk është në formën e tij më të mirë.
Trajneri
Javier Aguirre është trajner i cili motivon futbollistët e tij dhe arriti të ringjallë ekipin, pas largimit të Erikssonit. Qasja e tij e përgjithshme është formacioni 4-3-3, por mund të varet nga kundërshtari.
Yjet e ekipit
Cuauhtemoc Blanco është njëri prej futbollistëve më të famshëm në futbollin meksikan. Edhe pse veteran, mesfushori i Chicago Fire vazhdon të jetë i rrezikshëm, kur ka topin në këmbë. Mbrojtësi Rafael Marquez është futbollist i cili përveç që shërben siguri, mund të jetë i rrezikshëm edhe në sulm. Sulmuesi Guillermo Franco paraqet rrezik të vazhdueshëm për çdo kundërshtar.
Momentet më të mira në histori
Edhe pse është kualifikuar për rrethin e dytë në Kampionatin e kaluar botëror, paraqitja më e mirë e Meksikës ishte më 1970, kur si nikoqir u eliminua në çerekfinale, njësoj si më 1986. Shtëpia ka qenë vërtet e ëmbël për meksikanët.
Objektivi në Kampionatin botëror 2010
Objektivi është shumë i qartë, për të kaluar ndeshjen e katërt, e cila ka ndërprerë ëndrrën e Meksikës në katër botërorët e fundit. Meksika do të mundohet të kalojë deri në çerekfinale.
Gjasat për të kaluar në rrethin e dytë: 49.5 %
Gjasat për të kaluar në çerekfinale: 23.6 %
Gjasat për të kaluar në gjysmëfinale: 10.2 %
Gjasat për të kaluar në finale: 3.7 %
Gjasat për të fituar titullin: 1.3 %