Cole turpërohet nga humbja

Ashley Cole e përshkroi paraqitjen e Chelseat në Superkupën e Evropës si “shaka” pas disfatës së thellë 4-1 nga Atletico Madridi.
Chelsea dukej se ishte përmirësuar edhe më tepër pas triumfit në edicionin e kaluar të Ligës së Kampionëve por Cole theksoi se skuadra nuk tregoi “luftë, dëshirë, pasion” duke u dominuar nga Atletico.
“Kjo ishte mësim, një shaka dhe paraqitje pa luftë, dëshirë, pasion dhe këndellje. Më falni tifozë”, shkroi Cole në profilin e tij zyrtar në rrjetin social. Kjo ishte humbja më e thellë e gjigantit londinez prej kur Roman Abramovich bleu klubin më 2003.