Interi ambicioz

Luis Figo ka thënë se Interi duhet të marr seriozisht Europa Leaguen dhe beson se skuadra duhet ta fitojë garën.
Ekipi i Andrea Stramaccionit është tërhequr në grup me Rubin Kazanin, Neftchi Bakun dhe Partizanin e Beogradit. Ish mesfushori i Nerazzurrëve, Figo pret që Interi të kalojë tutje pa probleme.
“Është gjithmonë prestigjioze të merrni pjesë në gara evropiane pa marr parasysh a bëhet fjalë për Ligën e Kampionëve ose Europa League. Kjo është arsyeja pse duhet të japim gjithçka për tu munduar të fitojmë garën këtë vit dhe të kthehemi të luftojmë për Ligën e Kampionëve”, deklaroi Figo për Sky Sport Italia.