E Shtunë, 31 Tetor 2026

Coli: U pendova rruges per Shqiperi

Redinalda Caushaj
Tirane- I penduari i "Bandes se Durresit", Adriatik Coli, kishte vendosur me pare per te bashkepunuar me drejtesine, per te perfituar lehtesirat e tij. Mesohet se ai ka kryer edhe nje krim jo ne llogari te bandes, por per interes te tij. Seanca e djeshme gjyqesore ne ngarkim te 16 te pandehurve, te akuzuar si anetare te "Bandes se Durresit", ka vazhduar dje me debate mes akuzes dhe mbrojtjes. Sipas burimeve nga gjykata, ne seancen e djeshme gjyqesore, mbrojtja ka vazhduar me pyetjen e te penduarit te drejtesise. Pas zbardhjes se te gjitha ngjarjeve kriminale, mesohet se Coli eshte pyetur per momentin e pendimit te tij dhe nenshkrimit te marreveshjes. Mesohet se avokati, Detar Hysi, qe mbron interesat e te pandehurit Sardjan Sulejmani, ka ngulmuar duke pyetur te penduarin Adriatik Coli, se kur kishte nisur pendesa e tij, para apo pasi eshte kthyer ne Shqiperi. Avokati ka ngritur hipotezen se i penduari kishte nisur bashkepunimin e tij me drejtesine perpara se te vinte ne vendin tone, qe kur ishte fshehur ne Kosove. Keto pyetje mesohet se kane sjelle edhe reagimin e dy prokuroreve te ceshtjes. Perfaqesuesit e akuzes, i kane bere me dije gjykates se pyetjet e bera nga ana e avokatit cenonin marreveshjen mes prokurorise dhe te penduarit. Per kete arsye prokuroret kane kerkuar qe mbrojtesi duhet t'i formulonte ndryshme pyetjet e tij, per te mos nderhyre mes marreveshjes se akuzes dhe Colit. Pavaresisht kundershtimeve te bera nga ana e akuzes, mesohet se avokati Hysi ka ngulmuar serish ne pyetjen per pendimin e klientit te tij. Coli eshte pergjigjur se eshte penduar rruges, duke u kthyer per ne Shqiperi. "Kur ka qene ne qelite shqiptare, prokuroret me kane propozuar marreveshjen dhe me kane vene ne dijeni per lehtesirat qe do te kisha nese pranoja. Vendosa ta firmos dhe te respektoj kushtet qe me vendosi prokuroria", keshtu mesohet te jete pergjigjur i penduari Adriatik Coli. Burimet kane shtuar se i penduari eshte pyetur serish nga avokati Hysi, nese kishte kryer ndonje krim ne llogari te tij, apo per interesa te bandes. Ndersa Coli mesohet te kete pranuar se nje vrasje e ka kryer per interesa te tij dhe jo te bandes. Kembengulja e avokatit Hysi, ka bere qe prokuroret t'i kerkojne trupit gjykues nderprerjen e seances, per t'i dhene kohe avokatit qe te riformuloje pyetjet per te penduarin. Ne seancen e radhes pritet qe mbrojtesi te vazhdoje me pyetjen e te penduarit Adriatik Coli. Te pandehurit akuzohen per nje seri krimesh te ndodhura ne qytetin e Durresit, pas krijimit te bandes me ne krye te pandehurin Lulzim Berisha.

Akt-marreveshje e Colit me prokurorine
Ne marreveshjen e Adriatik Colit me prokurorine, i penduari shprehet se "rrefej gjithcka ne kembim te sigurise". Marreveshja permban 7 pika dhe u nenshkrua me 9 mars te vitit 2006. Ne piken 1 te akt-marreveshjes thuhet se: "Personi nen hetim merr persiper te bashkepunoje me Prokurorine e Krimeve te Renda, duke dhene shpjegime te hollesishme, pa asnje rezerve dhe kusht per te gjitha faktet, rrethanat dhe provat te cilat jane te rendesishme dhe vendimtare per faktimin e veprimtarise kriminale per te cilin ai hetohet si bashkepunetor". Ne baze te kesaj marreveshje, "i penduari" duhet te zbuloje bashkepunetore te tjere te organizates, si dhe te jape sqarime per te gjitha rrethanat e fakteve, per te cilat ai ka dijeni pas per perfshirjes ne kete bande. Firma e hedhur ne fund te aktmarreveshjes, e detyron Adriatik Colin, te jete i gatshem per prokuroret ne te gjitha shkallet e procesit te hetimit, ose ne te kundert, ai humbet te gjitha privilegjet qe burojne nga statusi i bashkepunetorit te drejtesise. Ndersa ne piken 3 te akt-marreveshjes, thuhet se prokuroret marrin persiper t'i kerkojne gjykates qe ne kembim te te dhenave dhe fakteve te ofruara, ne vartesi te nga rendesia e tyre, uljen e denimit apo edhe perjashtimin e Adriatik Colit nga denimi, edhe pse ai rezulton si anetar i "Bandes se Durresit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›