Sherr ne gjykate, avokati qellon me grusht kundershtarin
Tirane- Konfliktohen me grushte ne seance gjyqesore, nje avokat me palen kundershtare. Ngjarja ka ndodhur ne zyren e gjyqtarit Sokol Tona. Pikerisht ne nje moment kur gjyqtari la zyren per te perfunduar disa pune qe kishin lidhje me procesin gjyqesor, ndodhi edhe skandali. Palet, te vena perballe ne nje proces penal, jane konfrontuar. Fillimisht zenka ka nisur me fjale fyese, per te perfunduar ne grushte. Sipas burimeve nga gjykata, behet e ditur se pala paditese ne proces ka fyer dhe share rende, avokatin e pales se paditur, I. Dinga, i cili nuk ka duruar dot dhe ka qelluar. Ngjarja ka ndodhur ne pak minuta dhe palet jane larguar nga zyra e gjyqtarit me ardhjen e policise. Pas kesaj ngjarje alarmi ka qene i menjehershem. Te paret qe reaguan ishin policet e toges se shoqerimit. Keta te fundit nuk kishin te drejten e shoqerimit, por te nderhyrjes per te shuar konfliktin e momentit. Me pas nga ana e gjyqtarit eshte lajmeruar policia, e cila ka marre avokatin Dinga dhe personin qe provokoi sherrin, per t'i shoqeruar ne komisariat.