Company bëhet pronar i skuadrës belge

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Vincent Company është bërë pronar i ri i skuadrës belge, Fc Bleid. Mbrojtësi belg ka paguar shumën e kërkuar, e cila mbetet enigmatike për blerjen e skuadrës belge që garon në ligën e tretë të Belgjikës.
Skuadra e Companys aktualisht është në vendin e fundit në tabelë, ndërsa ylli belg ka premtuar se do të investojë në skuadër për të ngritur këtë skuadër në tabelë dhe në kategori më të larta të futbollit belg. /Indeksonline/