E Shtunë, 31 Tetor 2026

Conan, qeni që është kthyer në besimtar budist!

Një qen i rrcës "shiuaua" me qime të gjata, kohët e fundit i është përkushtuar budizmit. Duket e pabesueshme, e megjithatë kafsha, i cili ka një moshë 18 muajshe, duket të jetë një besimtar i vërtetë. Sipas atyre që thotë padroni i tij, një murg, qeni i vogël merr pjesë çdo ditë në të gjitha fazat e ritit në temullin budist të Shuri-kannondo, në Naha, në provincën japoneze të Okinaëos.
Kafsha, i cili mban emrin Conan, si shkrimtari që ka shpikur detektivin Sherlock Holmes, Sir Arthur Conan Doyle, nuk limitohet vetëm duke ndenjtur pasiv në sallën ku zakonisht luten njerëzit, por kur shikon padronin e tij të recitojë sutrat e fesë së tij, e imiton, duke u ngritur në këmbë me dy këmbët e pasme.
Sipas gazetës që ka publikuar lajmin, qeni lutet edhe para se të dalë për të bërë një shëtitje dhe para çdo vakti.
Burri më leshtor në botë kërkon grua
Yu Shenhuan, i njohur disa vite më parë ngaLibri Ginnes si njeriu "më leshator në botë" kërkon grua.Yu, kinezi 29 vjeçar, ka aq shumë qime në trup, sa disa vite më parë, duhej të depilonte veshët për të futur kufjet për të dëgjuar, ato lloje kufjesh që të gjithë i mbajnë për të dëgjuar muzikë.
Yu kishte një të dashur, por historia e tyre siç duket u mbyt: tani i dëshpëruar kërkon një dashuri të re, një shoqe për jetën. Për gjetjen e shoqes u ka besuar teknologjive të reja. Prej disa muajsh i ka besuar një shërbimi online i specializuar në mundësimin e takimeve të zemrave të vetmuara.
Kinezi është i vetëdijshëm që nuk është i përshtatshëm për të kënaqur shijet e të gjitha grave, por ama për ndonjërën do jetë burrë.
"Shumë gra – flet i mërzitur – tremben kur më takojnë personalisht ".
Por ama ai është i sigurt që në anën e tij ka dhe avantazhe. Bukuria e tij jo fizike, është e kompensuar me bukurinë shpirtërore.
"Jam si King Kong – ka shpjeguar – i tmerrshëm për tu parë, por kam një zemër të ëmbël dhe të butë ".
Kina: ndalon duhanin, restoranti mbetet pa klientë
Pjesa e parë e restoranteve në Pekin, në të cilin nuk pihet duhan, rrezikon të dështojë pasi klientët i frekuentojnë gjithnjë e më pak, për shkak të futjes në fuqi të ligjit anti duhan. Kinezët janë pirësit më të mëdhenj të duhanit, në të gjithë botën dhe kjo është aq e vërtetë sa gjendja e tyre shëndetësore është bërë shqetësim për komunitetet ndërkombëtare.
Mjaft duhanit në restorante - "Nëse bizneset tona po dështojnë, po e bëjmë me nder ", shkruan e përditshmja qytetare Guo Xiaodong, për të cilën është shprehur zëvendës drejtor i zhinxhirit të restoranteve. Meizhou Dongpo u ka shpjeguar vartësve të tyre se duhet të kenë kurajo për të ndaluar klientat që duan të pijnë duhan dhe për këtë duhet një "mal" me sakrifica dhe rezistenca. Pekini, i cili po përgatitet për të mirëpritur lojrat Olipmpike të 2008 duhet ende të fiksojë rregulla të qarta mbi pirësit e duhanit, pasi kjo nuk është arritur ende dhe pse kryeministri ka premtuar "Olimpiadë pa pirje duhani".
Festojnë 25- vjetorin e lokalit me çmimet e 1982
Për të festuar 25 vitet e para të aktivitetit një bar u ka ofruar për të pirë, të gjithë të pranishëmve, duke u dhënë mundësinë të paguanin gjërat që konsumuan me çmime të njëjta me ato të vitit 1982.
Ngjarja ka ndodhur në komunën e Lavis, në Itali, dy pronarët e barit, me qëllimin për të bërë diçka origjinale, kanë vendosur të ngrejnë dolli për përvjetorin, duke u kursyer disa euro klientëve besnike.
Dhe kështu ka nga ata që kanë pirë një gotë verë të kuqe për për 10 cent, 25 vjet më parë kushtonte 200 lira, një kafe për 18 cent, në atë kohë kushtonte 350 lira apo një birrë për 20 cent, e cila sot minimalisht kushton 1 euro e 70 cent.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›