Këlliçi i mikorofonit sportiv bën 70 vjeç, në SHBA
Një rrëfim i shkurtër për letërsinë dhe vitet në Tiranë i komentatorit të njohur sportiv, tashmë i larguar prej vitesh në SHBA
HYRJE
Në librin ku kam përmbledhur intervista me personalitete të njohura botërore dhe shqiptare, duke filluar nga Bush,Pele, Kadare etj. pata përfshirë edhe një interviste me shkrimtarin dhe komentatorin e njohur sportiv Skifter Këlliçi. Një intervistë me një krijues origjinal në dy fusha, shumë të ndryshme me njëra-tjetrën, po të marrim parasysh se në njërën përdoret pena dhe në tjetrën mikrofoni. Dhe ja pas katër vjetësh po bëj me të një tjetër intervistë, jo vetëm sepse krijimtarisë së tij letrare i janë shtuar vepra të reja, por edhe sepse më 17 janar ai mbushi 70 vjeç, nga të cilat 50 kushtuar punës.
A ka pasur në jetën e Këlliçit çaste kur je detyruar të marrësh vendime që mund të kenë, ose e kanë ndryshuar rrjedhën e jetës?
Po, Gjekë. Kur isha i vogël, duke lexuar një libër kushtuar jetës së Maksim Gorkit, fillovatë ëndërroj të bëhesha i tillë. Në degën gjuhë- letërsi të Institutit të lartë Pedagogjik, ku nisa të studioja më 1955, duke qenë bashkëstudent me Dhimitër Xhuvanin, Jorgo Bllacin, Halil Qendron, që kishin nisur të botonin krijime me vlera, kurse një klasë më lart se unë ishin Ismail Kadare, Agim Shehu, Dhori Qiriazi, edhe më te afirmuar, kuptova se ato që pokrijojanë letërsi, tek-tuk ndonjë tregim të botuar në "Zërin e Rinisë" a "Sportin Popullor" ishin të dobëta. Pra, unë nuk mund të bëhesha shkrimtar. Por, në të njëjtën kohë, shkrimet e mia sportive në këto gazeta, sidomos për futbollin ndërkombëtar, kishin sukses. Ndaj vendosa që të bëhesha gazetar sportiv.
Po atëherë si ndodhi që mbi këtë vendim të rëndësishëm të marrësh një vendim tjetër të rëndësishëm, pra t'i kthehesh krijimtarisë letrare, ku mendoje se nuk kishe të ardhme?
Më 1966, me të ashtuquajturin qarkullim kuadri, nga Radio Tirana,u transferovamësues në Berat. I ndodhur larg ngjarjeve sportive, dalëngadalë, tërë ato përvojë të madhe që kisha fituar në këtë fushë, vendosa ta hedh në letër në formë tregimesh. Kështu më 1968, kur mbusha 30 vjeç, botova të parin vëllim me tregime, të titulluar "Një ndodhi një në stadium"që ishte, në të njëjtën kohë, dhe vëllimi i parë në letërsinë tonë, me temë sportive, që u prit mirë sidomos nga lexuesit e rinj.
Ju i keni dhënë letërsisë shqipe edhe një vepër të spikatur si Atentat në Paris. Pse je ndjerë më shumë si një komentator sportiv se sa një shkrimtar?
Sepse, pasi më 1972nisa të punoja në Televizion, duke u marrë, krahas emisioneve kulturore, edheme komente dhe drejtimin e "Rubrikës sportive", pashë që vlerësimi i publikut ishte shumë më i madh në këtë fushë, se sa në krijimtarinë letrare. Një ditë hasa në zyrat e Arkivit të Shtetit dosjen e hetuesisë, kushtuar atentatit të atdhetarit të madh,Avni Rustemi, në Paris. U nisa që të shkruaj një novelë të shkurtër, që u shndërrua papritur në një roman me mbi 300 faqe. Botimi dhe suksesi i tij madje, edhe në Kosovë dhediasporëmë 1978, më bindi se duhet të merrja një vendim tjetër; krahas mikrofonit dhe kamerës sportive. Madje, disa më thanë që ta kufizoja veprimtarinë sportive në TVSH, për t'iu kushtuar kryesisht krijimtarisë letrare. Por nuk arrita deri këtu. E kisha shumë të vështirë të braktisja dashurinë e parë.
Në SHBA ku jeton tashmë, ke pasur një takim të rrallë dhe të rastit, (madje është botuarnë shtyp) edhe një intervistë me ish-presidentin e Amerikës, Bill Klinton...
Po. Një paradite fundkorriku të vitit 2004, u ndodha nëhyrje të një dyqani luksoz argjendarie në Boston. Aty dëgjova se do të vinte presidenti."Kush, Bushi?", -pyeta unë i habitur." Jo, Klintoni", m'u përgjgjën. Kuptova sa simpati kishin për të, deri sa e quanin ende president. Meqë ndodhesha në hyrje të dyqanit, më dha dorën, duke më pandehur, ndoshta se isha menaxher. Atëherë, teksa ai po vizitonte dyqanin, më lindi një ide- ta takoja dhe ta falënderoja për gjithçka që ai dhe Amerika kishin bërë për Shqipërinë dhe, sidomos për Kosovën, më 1999, kur bandat kriminale të Millosheviçit organizonin masakrat e përgjakshme. Dhe ashtu bëra. Ai më dëgjoi më vëmendje, më falënderoi për vlerësimet për të cilat shtova se nuk ishin vetëm të miat, por të tërë popullit shqiptar edhe në Kosovë. Madje, më tha me kënaqësi se aty ku banonte, kishte fqinj një familje kosovare.
Sotndodh që edhe krijuesit (marrëzisht) mendojnë se duke u hequr di disidentë dhe duke pështyrë me vrer mbi diçka a dikë mund të fitojnë atë njohje që nuk ua dhuron dot letërsia e tyre.Ke pasur në jetën tënde divergjenca me njerëz të tillë, konflikte të drejtpërdrejta me komunizmin?
Jo, Gjekë, nuk hyj në radhët e shkrimtarëve disidentë, siç janë disa nga shokët e mi që janë burgosur, si Mehmet Myftiu, Jorgo Bllaci, Halil Qendro, Bedri Myftari etj. Nuk kam guxuar të shkruaj në ato vite ndonjë vepër kundër diktaturës. Por në punën time si komentator sportiv, jam kritikuar rëndë e jo rrallë për prirjet e mia moderniste, me të cilat nuk jam pajtuar dhe kam vazhduar të komentoj, ashtu siç e kam gjykuar të arsyeshme. Kjo ka sjellë si pasojë që të më heqin e të më vënë, si të isha kukull, nga komentet dhe drejtimi i "Rubrikës sportive" në TVSH.
Çfarë mendon për vlerësimin që po u bën lexuesi veprave të fundit që ke shkruarkëtu në Amerikë?
E kam shumë të vështirë të përgjigjem. Jam larg atdheut dhe larg lexuesit. Por sot në Shqipëri librat botohen në tirazhe të vogla që nuk mund të përfytyroheshin kurrë gjatë periudhës komuniste. Për shembull, romani "Atentat në Paris" qe botuar në 15 mijë kopje, të zhdukura brenda pak ditësh, mbase edhe nga titulli sencasional, sidomos përato kohë. Kurse sot, jo vetëm romanet e mia të viteve të fundit, që i zura në gojë më lart, por edhe të autorëve të tjerë, në përgjithësi, botohen në 1000 e, madje, edhe 500 kopje. Dhe shiten me vështirësi.
Ftohje e theksuar e lexuesit ndaj letërsisë...? Si mund ta rigjejmë lexuesin shqiptar?
Për mendimin tim, në radhë të parë ngaçmimet e larta për xhepin e shqiptarit, që vinë si pasojë e kostos madhe tëshpenzimeve të librit. Pastaj vjen konkurrenca e autorëve të huaj. Unë nuk mund të them se tani, kur nuk ka më censurë, shkruaj më keq se dikur, aq më tepër kur ti, poet dhe publicist, profesorletërsie në një kolegj amerikan, siç e pohon në këtë intervistë, thekson se dy romanet e mia të fundit me temë amerikane, kanë vlera për t'u botuar edhe në Amerikë. Por e vërteta është se, qoftë për romane të tilla si "Kukuvajkat e mesnatës", që i kushtohet ngjarjeve tragjike të viteve 1947-48, ato që përmenda më parë, "Festivali i njëmbëdhjetë", "Të korruptuarit", "Politikanët mëkatarë fluturojnë në Mars", "Dashuri e gdhendur në gur", më vjen rëndë ta them, shumë pak lexues, veç botuesve, më kanë folur, pale uruar, sepse pjesa e tyre më e madhe as që i ka lexuar. Uroj të jem gabim. Por kjo është një e vërtetë e hidhur, që e provojnë edhe kolegë të tjerë shkrimtarë. Edhe shtypi i përditshëm, në shumicën dërmuese të rasteve, i ka harruar recensionet, sado të shkurtra, por kritika që nuk ekziston thuajse fare, mbase ngaqë nuk arrin të ndjekë këtë vërshim të madh librash, ku ka edhe të dobët dhe ku shpresoj të mos përfshihen veprat e mia të fundit.
-Së fundi,do të shohëlexuesi ndonjë vepërtënden të re, me rastin e 70-vjetorit?
-Po. Do të botohet dhe paraqitet në Panairin e librit që organizohet në maj në Prishtinë, romani "Hstoria enjë vdekjeje të vonuar",me disa nga ngjarjet e vrullshme nga dhjetori i vitit 1990-marsi i vitit 1991. Në Tiranë do të botohet romani me temë amerikane,"Dashuria e shurdhmemecit kent", kurse një botues tjetër librin sportiv, "Dy Dinamot e Xhelës dhe Kreshnikut", kushtuar këtyre dy skudrave të mëdha të volejbollit tonë.Të kuptohemi, janë vepra të shkruara që nga viti 1992 e deri tani...