E Diel, 1 Nëntor 2026

Nagorni-Karabakh, Azerbajxhani: Ja si zgjidhet konflikti me Armeninë

TIRANE-Presidenti i Azerbaixhanit deklaroi se ka vetëm dy mënyra për zgjidhjen e konfliktit mes Armenisë dhe Azerbaixhanit për rajonin Nagorni-Karabakh: mënyra amerikane e negociatave dhe mënyrën ushtarake.

"Nuk ka rrugë të tretë"- tha presidenti i Azerbaixhanit, Ilham Alijev në një takim të Këshillit të Ministrave për zhvillimin socio-ekonomik në 2011 dhe sfidat në vitin 2012.
"Ky konflikt nuk është ngrirë dhe nuk do të harrohet. Qoftë se dikush mendon se çështja kryesore në bisedime është për të parandaluar luftën, unë nuk bie dakort. Ne nuk duam luftë. Kush dëshiron luftë? Për më tepër, Azerbaixhani ka arritur suksese të mëdha. Por kjo nuk do të thotë se procesi i negociatave do të lihet mënjanë e ne do të përqendrohemi vetëm në evitimin e luftës. Kjo nuk do të ndodhë"- tha Alijev.

Ai tha se për fat të keq nuk ka pasur rezultate në zgjidhjen e konfliktit në 2011. "Arsyeja kryesore është qëndrimi i njëanshëm dhe aspak konstruktiv i Armenisë, sjellja e pasinqertë në negociata"- tha ai, ndërsa shtoi se nëse njëra palë tenton të shmangë negociatat atëherë mbetet pak për të bërë.

Presidenti Alijev tha se një sërë parimesh duhet të respektohen për zgjidhjen e konfliktit. "Integriteti territorial i Azerbajxhanit nuk është në pyetje. Qytetarët e Azerbaixhanit duhet të kthehen në tokat e pushtuara dhe propozimet për statusin e Nagorni-Karabakh do të vihen në tryezë në të ardhmen"- tha ai ndërsa theksoi dhe potencialet e mëdha ushtarake që aktualisht zotëron Azerbaixhani.

Në vitin 1988, në fund të sundimit sovjetik, trupat armene dhe azerbajxhanase u përfshinë në një luftë të përgjakshme në rajonin e Nagorni- Karabakh e cila e la mbarë rajonin në duart e armenëve duke nxitur debimin në masë të azerëve.

Armëpushimi u nënshkrua në vitin 1994, por deri tani negociatat kanë dështuar për të prodhuar një marrëveshje të përhershme paqeje.

(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›