E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagat e Mjekëve, MSH dhe QSUT: Pagesat u kryen

TIRANE-Pas paralajmërimit të Sindikatës së Mjekëve për grevë nëse nuk marrin deri ditën e mate pagesën e muajit Dhjetor, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë dhe Qëndra Spitalore Universitare “Nene Tereza“.

Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bëjnë me dije se pagesa e muajit dhjetor ka kaluar. “Kjo do të thotë se duke filluar nga dita e premte 20.01.2012 punonjësit e sistemi shëndetësor kanë marrë pagat e prapambetura. Mjekët dhe infermierët Pukë, Kavajë, Durrës, Korçë, Elbasan etj, por edhe 2685 punonjësit e QSUT gjatë mesditës së djeshme në llogaritë e tyre bankare kanë pasur të hedhura rrogën e muajit dhjetor”, citon njoftimi për shtyp i Ministrisë së Shëndetësisë dhe QSUT.
Sipas njoftimi, kjo procedurë e pagave, e cila është e përsëritur, ndodh për faktin se çdo fillim viti Instituti i Sigurimeve Shëndetësore, Ministria e Financave dhe ajo e Shëndetësisë përcaktojnë numrin e nevojshëm të punonjësve për sistemin shëndetësor si dhe fondin e pagave që parashikohet për një periudhë 1 vjeçare e cila nis nga data 1 janar e përfundon në 31 dhjetor, pas çeljes së Thesarit të Shtetit.

“Aktualisht, ka përfunduar përpilimi i tabelave të 15 ditëshit të parë të janarit dhe paga e këtij muaji do të jetë aktive për të gjithë punonjësit në fillim shkurtit, ashtu sikurse është edhe praktika e përmuajshme për pagesat e bluzave të bardha”, thekson njofti për shtyp.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›