E Diel, 1 Nëntor 2026

Tropojë, arrestohet “asgjesuesi” i fisit Vukaj

Arrestohet i shumëkërkuari për një serial vrasjesh në Tropojë përgjatë viteve 97-të. Shtetasi Etmir Vukaj është arrestuar nga policia për arëmbajtje pa leje pasi ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një arsenal armësh si; një mitraloz, 2 automatikë, 55 kapsolla, 9 granata, 11 kallepë tritoli, 1200 fishekë 56, 1 shirit me fisheke mitralozi, të gjitha këto janë gjetur të fshehura në një shpellë në afërsi të banesës së tij. Vukaj është dënuar më parë në Francë me 5 vjet burg për vrasjen e kushurit të tij dhe pasi ka vuajtur 3 vite e gjysëm heqje lirie është lënë i lirë. Arrestimi i tij në Tropojë vjen një muaj pasi ai ishte kthyer në vendlindje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›