Constantine, një hero kundër djallit
08/02/2005 Aktori amerikan i rikthehet kinemasë, duke interpretuar rolin e John Constantine, hero i vizatime të revistave "Hellblazer"
Nga atmosferat e errëta të Matrix në ato horror të Constantine. Përparim jo i vogël, duke parë se personazhi në fjalë që Keanu Reeves interpreton në ekranin e madh, është dedektivi i serive kult të vizatimeve Hellblazer. Regjisor i filmit me metrazh të gjatë që do të shfaqet në Amerikë në 18 shkurt, është Francis Lawrence (është regjisor i videoklipeve të Aerosmith e Britney Spears). Në sallat amerikane, ata që janë më të vegjël se 17 vjeç, duhet të jenë të shoqëruar nga një i rritur: atmosfera e mbinatyrshme ku zhvillohen ngjarjet është shumë e “errët” dhe Keanu Reeves interpreton në rolin e John Constantine, detektiv i forcave të errëta (krijuar në 1992 nga Alan Moore) në luftë me djajtë në një Los Angeles ku e keqja ka pushtuar trupat e banorëve. Është një lloj zbritje në ferr ajo e Constantine që zbulon se është i sëmurë me kancer (djalli me të cilin ai ndeshet shpesh është tymi i duhanit) dhe bashkëpunon me agjenten e policisë Angela Dodson (Rachel Weisz, që tashmë e kemi parë në filmin plot aventura “Mumja”) për të zbuluar vrasjen misterioze të motrave të saj binjake. Hetimet i çojnë të dy në një botë të nëndheshme, të populluar nga grupe të këqinj që reagojnë shumë keq ndaj qenieve njerëzore. Constantine është një personazh moskokëçarës, në varësinë e alkoolit dhe drogës. “Cigaret vrasin personazhin tim”, ka deklaruar aktori që në një sekuencë të filmit duke parë grafitë që tregojnë mushkëritë e tij me njolla dhe vrima, nuk gjen gjë tjetër më të mirë për të thënë, veçse "po ndez edhe një cigare tjetër ". Reeves është përgatitur për rolin duke takuar disa herë një ezorcist, por nuk e quan veten katolik, edhe pse ka rrëfyer se ka mbetur shumë i goditur nga kërkimet tek e mbinatyrshmja. Fansat e këtij dedektivi nga ana e anti-heroit, të hutuar paksa nga zgjedhja e Reeves, kanë rigjetur besimin, pasi kanë parë imazhet e para të filmit.