Hidhet në erë makina e blojes
08/02/2005 Polica dyshon se shkak është konkurrenca
Shoqërohen dhe lihen të lirë të dyshuarit e fshatit
KUÇOVË - Mesnatën midis të dielës e të hënës, një shpërthim i fuqishëm ka tronditur të gjithë banorët e fshatit Tapi, 3 km në perëndim të qytetit të Kuçovës. Pas shpërthimit, banorët kanë shkuar pikërisht në vendin ku ndodhi ngjarja dhe kanë parë se dinamiti ishte vendosur në makinën e blojes të pronarit Elmaz Pire, por nuk ishin bërë shumë dëme materiale.
Pas shpërthimit, menjëherë është lajmëruar policia, e cila ka mbërritur për pak minuta në vendin e ngjarjes së bashku me ekspertët e saj. Edhe pse ende policia nuk bën të ditur motivin e vërtetë që solli shpërthimin, burime brenda uniformave blu thanë se lënda plasëse mendohet të jetë vënë për shkak të konkurrencës, pasi në këtë fshat janë tre makina bloje të drithrave të bukës. Por polica nuk konfirmon dhe nuk fajëson asnjërën prej tyre, pasi ende nuk është gjetur autori i vënies së lëndës plasëse që kreu më pas shpërthimin.
Ngjarja, për të cilin policia është angazhuar për zbulimin dhe kapjen e autorit, ka ndodhur pas mesnatën rreth orës të 02.00 të mëngjesit të djeshëm. Sipas burimeve të policisë, ekspertët e saj, pas këqyrjes në vendin e ngjarjes kanë kryer procedurat e para ligjore dhe kanë sekuestruar një copë fitil ndezës detonator, një shishe kauçuku të coptuar përgjysmë. Të dy materialet janë marrë dhe sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.
Po dje ekspertët e policisë dhe hetuesit e saj kanë marrë në pyetje edhe pronarin dhe familjarët e tij, si dhe personat për të cilët dyshohet se mundet të kenë kryer këtë shpërthim, por edhe pse kanë kaluar vetëm 24 orë ende nuk është konfirmuar aurori i këtij shpërthimi.
Burime të policisë thanë për gazetën se ekspertët e antiterrorit do të punojnë në dy variante në zbulimin e autorit në rrugë operative dhe duke kryer të gjitha analizat për llojin e kimikateve që ka përdorur autori për të realizuar shpërthimin dhe njësimin e shenjës të kapilarëve të saktësuar në vendin e ngjarjes në laboratorët e kriminalistikës në Ministrinë e Rendit. Po dje, policia e komisariatit të Kuçovës ka shoqëruar në rajon të gjithë personat që janë kontigjent i saj nga ky fshat dhe që, sipas hetimeve të para, janë persona të dyshuar, të cilët pas pyetjeve janë lënë të lirë, ndoshta për t’u vëzhguar më pas.