E Diel, 1 Nëntor 2026

Në parlament, kërkesa për heqjen e furgonave

08/02/2005  Qato: Pas dy ditëve, kërkesat e shoferëve të autobusëve, shqyrtim në parlament

Pas një takimi të zhvilluar me Grupin parlamentar të Transporteve, kreu i Sindikatës së Pavarura të Transportit Shqiptar, Gazim Qato, bënë të ditur se brenda ditës së mërkurë në parlament do të diskutohen kërkesat që ata kanë parashtruar. Sindikalistët do të presin përgjigjen e parlamentit dhe njoftojnë se greva do të vazhdojë derisa të lidhen aktmarrëveshjet me 4 ministri, në të kundërt ata paralajmërojnë me bllokim të rrugës ose grevë urie. Punonjësit e transportit kanë më shumë se dy javë që kanë ndërprerë lidhjet e qyteteve me Tiranën. Kjo ka ndodhur për shkak se ishin të lodhur me diskriminimin ndaj tyre dhe me kushtet jo të mira që kishin në dispozicion. Ata kërkojnë që të hiqen furgonat nga qarkullimi dhe të kenë një vendqëndrim të caktuar. Pas përleshjesh të shumta me policinë dhe pas një periudhe të gjatë greve, më në fund ata kanë mundur të bien në ujdi me autoritetet për të rregulluar gjendjen e tyre të përhershme. Por nuk kanë patur ndonjë përfitimin të madh. 10 mijë punonjës të transportit, ku përfshihen shoferët e autobusëve, fatorinot dhe mirëmbajtësit e këtyre automjeteve, kanë ndërprerë punën, duke sjellë edhe probleme në lëvizjen e udhëtarëve. Ata kërkojnë nga qeveria të ndalet konkurrenca e pandershme, të gjendet një vend më i mirë dhe i përshtatshëm për ta. Sipas shoferëve të autobusëve, indifrenca e shtetit në këtë drejtim po falimenton aktivitetin e autobusëve të licensuar. Por nga ana tjetër merret mendimi i shoferëve të furgonave, ata janë të licensuar dhe kanë të drejtë të udhëtojnë njësoj si shoferët e autobusëve. Para disa muajve, ministri i Transportit, Spartak Poçi, firmosi një vendim, sipas të cilit furgonët të nxirreshin nga qarkullimi. Por, shoferët e furgonave hynë në grevë dhe nisën protestat. Në këto kushte, ministri Poçi e anuloi vendimin, por kjo shkaktoi zemërimin e shoferëve të autobusëve. Kështu, atë çfarë shoferët e furgonave nuk e pranuan me një urdhër, tashmë do ta kenë me ligj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›