Furgonat, përfitime nga greva kundër tyre
08/02/2005 Në këtë periudhë shoferët e furgonëve janë më të favorizuarit dhe më fitimtarët. Autobusët i kanë lënë stafetën dhe ata po përfitojnë me çmimet që i vendosin biletës në mënyrën më të pa skrupullt. Për shembull rruga për në Elbasan ka qenë 100 lekë, ndërsa tani është 300 lekë, vetëm vajtja pra, vajtje-ardhje 600 lekë të reja. Shoferët e dy aktiviteteve janë grindur gjithmonë me njëri-tjetrin, si macja me miun. Ndoshta ka ardhur momenti që dhe kjo lojë të marrë fund. Shoferët e autobusëve kanë tentuar edhe më parë të bëjnë marrëveshje me autoritetet qeveritare, por edhe me shoferët e furgonave. Asnjë gjë nuk kanë arritur deri tani. Eshtë ende i bllokuar transporti për në qytetet e ndryshme të vendit pritet një përgjigje nga vendimet që do të marrin autoritetet vendore në lidhje me situatën e vështirë që është krijuar.