E Diel, 1 Nëntor 2026

Fillon “era pas Pitit”

08/02/2005  Aniston kapet duke puthur Vince Vaughn

Ndarja nga mashkulli më seksi në botë do të vinte para një prove të vështirë pjesën më të madhe të femrave. Pjesën më të madhe, por jo Jennifer Aniston. Pak më shumë se një muaj pas lamtumirës nga Brad Pitt, aktorja jo vetëm që nuk ka rënë në depresion, por është kapur duke u puthur me Vince Vaughn. Bëhet fjalë për një aktor 34-vjeçar, që rastësisht bën pjesë në kastën e “Mr. e Mrs. Smith”, film në të cilin u takuan Pitt e Jolie. Mos ndoshta është një mesazh për ish-bashkëshortin? Imazhet e Brad Pitt që martohet me Angelina Jolie janë duke u shfaqur në gjithë botën. Në ekranet e mëdha, natyrisht. Në filmin që dy aktorët kanë xhiruar së bashku, dhe ku flitet se ka shpërthyer pasioni i tyre, ata interpretojnë një çift të martuarish. Por Aniston, sigurisht, që nuk rri duke parë. Madje, nëse nisemi nga ato që kanë thënë punëtorët e një hoteli luksoz në Los Angeles, do të mbetemi të befasuar. Në fakt, duket se para disa ditësh, ylli i “Friends” ka kaluar një mbrëmje në shoqërinë e Vince Vaughn, një aktor 34-vjeçar, i famshëm se ka interpretuar në “Jurassic Park 2”. Që nuk bëhet fjalë për një darkë mes miqsh, këtë e tregon puthja pasionante që ata kanë shkëmbyer përballë hotelit dhe që nuk u ka shpëtuar paparacëve kuriozë. Dhe as keqdashjes së atyre që menjëherë kujtuan se Vaughn bën pjesë në kastën e filmit që bëri të lindë kriza mes Pitt e Aniston. "Ndoshta Jen vetëm po përpiqet t’i dërgojë një mesazh Bredit....", ka thënë një mik i aktores.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›