Gjithçka shkon keq për Interin

Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, ka pranuar se gjithçka është duke shkuar keq për skuadrën e tij, pas humbjes 2-1 në shtëpi nga CSKA Moska të mërkurën.
Inter e kishte të garantuar kualifikimin në rrethin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, por pësoi disfatë të re në Giuseppe Meazza. Megjithatë, Ranieri nuk i fajëson futbollistët e tij.
“U munduam të fitojmë dhe krijuam katër ose pesë raste të mira. Për momentin gjithçka është duke shkuar keq, por nuk mund të fajësoj ekipin. Jemi angazhuar për gjithë ndeshjen, por nganjëherë topi nuk hyn brenda”, tha ai.