E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd i kthehet Sneijderit

Manchester United ka ringjallur interesimin për mesfushorin e Interit, Wesley Sneijder, derisa Sir Alex Ferguson synon të përforcojë repartin ofensiv të skuadrës së tij pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Sipas medieve angleze, strategu skocez është i gatshëm të ofrojë 25 milionë funte për yllin holandez, i cili është shumë pranë transferimit në Old Trafford gjatë afatit kalimtar të verës.

Duke parë vështirësitë e Interit në Serie A këtë sezon, Ferguson beson se tani është momenti i duhur për të joshur Sneijderin t’i bashkohet Unitedit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›