Contrymen: Mos rrezikoni zgjedhjet
Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit, Tom Countryman u bëri thirrje të dyja partive politike në Shqipëri të arrijnë një kompromis sa më shpejt për mosmarrëveshjet mbi zgjedhjet e vitit të kaluar në mënyrë që të mos vihen më në dyshim rezultatet e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. qendrimi i zyrtarit te larte, u shpreh ne nje interviste per Zerin e Amerikes. "Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin as Partinë Demokratike dhe as Partinë Socialiste, por popullin shqiptar, i cili kërkon një sistem të pastër politik, një sistem ku të dy partitë të punojnë për interes të popullit. Shqyrtimi nga parlamenti këtë javë i propozimit për hetimin e zgjedhjeve të vitit 2009, mund të jetë një gjë pozitive, por ajo duhet përgatitur me kujdes dhe duhet bërë në bazë të një dialogu dhe kompromisi të sinqertë midis dy partive kryesore. Më e rëndësishme se sa arritja në një përfundim se çfarë ndodhi në zgjedhjet e kaluara, është fakti që Shqipëria duhet të marrë masa sot për t'u përgatitur për zgjedhjet lokale të majit të vitit të ardhshëm." Zoti Countryman ofroi ndihmën e Washingtonit për të gjetur një kompromis të ngërçit të zgjedhjeve të kaluara. Sipas tij, Komuniteti ndërkombëtar dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti, janë të gatshme të punojnë me të dyja palët për një paketë ndryshimesh, që do të siguronte që në të ardhmen krijimin e bazave te forta per te mos kontestuar zgjedhjet.