E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Afat deri të enjten Berishës

Partia Socialiste i jep një tjetër afat kryeministrit Berisha për te bere transparencën e zgjedhjeve te 28 qershorit. Ne një dalje te menjëhershme për gazetaret pas deklaratave te kreut te ekzekutivit, Rama i beri thirrje Berishës te mendoje edhe njëherë ofertën e se majtës për hapjen e kutive me materiale zgjedhore. Rama deklaroi se me refuzimin e kërkesës se opozitës, kryeministri konfirmoi edhe njëherë se ka vjedhur votat e shqiptareve ne 28 qershor. Sipas tij, ky refuzim ka si qellim te mos i japë zgjidhje krizës politike ne vend. Deri tani opozita ka reaguar me protesta neper rrethe duke kërkuar transparencën e zgjedhjeve. Nuk dihet nëse pas te enjtes do te ketë një forme tjetër reagimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›