"Forconi sistemin e drejtësisë"
Shtetet e Bashkuara te Amerikës do te vazhdojnë te mbështesin Shqipërinë ne forcimin e shtetit ligjor. Deklarata është bere nga shefi i misionit te USAID ne Shqipëri, Josef Williams, gjate prezantimit te projektit ti ri, i cili ka si qellim forcimin e sistemit te drejtësisë ne vendin tone. Ndërsa nënkryetari i Këshillit te Larte te Drejtësisë Kreshnik Spahiu, i pranishëm ne takim ripërsëriti kërkesën për heqjen imunitetit te gjyqtareve, si dhe e quajti domosdoshmëri miratimin e ligjit për Gjykatën Administrative. "Imuniteti i gjyqtarëve është një tabu që duhet të thyhet," u shpreh Spahiu. Programi i USAID për forcimin e sistemit te drejtësisë ne Shqipëri është një projekt 5- vjeçar qe synon rritjen e transparencës ne dokumentimin sa me te plote te seancave gjyqësore, si dhe reduktim te çështjeve te mbartura. Një nga qëllimet e tij është edhe regjistrimi audio i te gjitha proceseve.