Kushtetuesja gjykon përzgjedhjen e anëtarëve te saj
Kriza politike ka zbritur dhe në Gjykatën Kushtetuese kur kësaj të fundit i kërkohet nga mazhoranca të zgjidhe çështjen e dekreteve të presidentit për anëtarët e këtij institucioni dhe Gjykatës së Lartë, të mbetura ende në procedurat parlamentare. Nëpërmjet një nisme të firmosur nga 35 deputete, demokratët i kanë kërkuar institucionit kushtetues të interpretojë nenet e ligjit themeltar ku flitet për mënyrën e përzgjedhjes së këtyre gjyqtarëve, kërkese e cila erdhi në momentin kur emrat e propozuar nga kreu i shtetit presin votën për të kaluar në parlament. Përfaqësuesi politik i se djathtës, Viktor Gumi, ka pranuar se mungesa e votës shtyu mazhorancesn te kërkojë interpretimin e gjykatës. Ajo që ka bërë trupën gjykuese të nisë shqyrtimin, ta ndërpresë për ta rifilluar sërish, ka qenë mungesa e përfaqësuesit të presidentit të republikës. Në letrën e dërguar, presidenca pohon se nuk dëshiron të komentojë mbi këtë kërkesë. Këtë jave Gjykatën Kushtetuese e pret një axhende e ngjeshur. Te mërkurën, pritet të nisë shqyrtimi i kërkesës së Partisë Socialiste për interpretimin e katër neneve të kushtetutës që falsin për mandatin e deputetit. Ndërsa të enjten, institucioni kushtetues, do të marrë në shqyrtim kërkesën e demokratëve për papajtueshmëri të mandatit të deputetit Ilir Beqja.