E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e krijuar nga programet e qeverive të majta të disa shteteve anëtare të BE

14-07-2011 / Nga Ilirian Dahri

“Në rast nevoje” dhe duke respektuar rregullat e konkurrencës dhe të ndihmave shtetërore në botën e sipërmarrësve, bankat në të cilat do të hasen aspekte kritike – që rezistojnë apo që ndodhen në vështirësi – mund të “mbështeten nga qeveritë’, - kështu kanë nënvizuar ministrat e Financës të Bashkimit Europian në një komunikatë të tyren. Në fakt, ministrat kanë premtuar masa të reja për të ndihmuar bankat më të brishta duke parë se ndodhen edhe në një moment të rëndësishëm për stabilitetin e vetë monedhës euro. Ky është me të vërtetë një fakt i rëndësishëm sepse qeveritë kanë saktësuar që bankat ende të brishta duhen ndihmuar nga fondet private por që mund të ndihmohen edhe me fonde publike. Shumë shtete deri para pak kohësh kundërshtonin idenë për të ndihmuar institutet e krediteve sepse sipas tyre ishin ata përgjegjësit kryesorë të krizës. Në mbledhjen e tyre të zhvilluar të martën, ministrat e financës kanë diskutuar për të gjitha vendet një për një dhe për masat që duhen marrë nga qeveritë për të ndihmuar bankat. Ka një dëshirë të madhe sidomos nga ana e Komisionit për të dëshmuar transparencë dhe besueshmëri për shëndetin e institucioneve financiare. Gjithsesi ka zëra që thonë se jo të gjitha shtetet  janë dakord dhe disa prej tyre i shohin testet e ideuar që prej dhjetorit të 2010, dhe janarit të 2011, si jo shumë të ashpër ndërsa ato do t’i kërkonin mos të ishin të tillë. Testet janë krijuar nga Agjencia e Bankave Europiane duke rënë dakord gjithsesi me entet e vigjilancës kombëtare. Gjithsesi pas publikimit të të dhënave do të ndërmerren aksione shumë të shpejta. Ndërkaq komisari i çështjeve monetare, Olli Rehn, u ka kujtuar të gjithëve rrezikun e reagimeve negative të tregjeve ndërsa rreziku i përhapjes së krizës po kërkon të godasë Italinë. Zhvillimet dramatike të krizës financiare ndoshta duhen ndalur. Ndihmat shtetërore për institutet bankare, ose qeveritë të cilat janë të gatshme për të përdorur fonde publike për të mbrojtur stabilitetin e bankave po priten mirë në përgjithësi. Nga ana tjetër pas Portugalisë dhe Greqisë situate ekonomike e Irlandës duket me probleme. Burime amerikane nënvizojnë se: po rritet mundësia që në përfundim të programit aktual të ndihmës të Bashkimt Europian dhe të Fondit monetar, në fund të vitit 2013, Irlanda do të ketë nevojë për financime të tjera përpara rikthimit në tregjet financiare. Ndërkaq Irlanda ka marrë një ndihmë prej 85 miliardë eurosh në paketën e ndihmave të nëntorit të vitit 2010, për përballimin e një defiçiti që ka kapërcyer 30% të prodhimit të brendshëm. Borxhi irlandez mund të arrijë në 118% të GDP në vitin 2012, ndërsa në vitin 2007 nuk e kalonte shifrën e 25 %. Dinamika e krizës irlandeze ka ardhur si pasojë e një politike imobiliare e cilësuar si pa shumë kuptim e cila fotografon më së miri deficitin e këtij vendi. Edhe reformat e filluara në prill të vitit 2011 nuk kanë sjellë shumë rezultate. Gjithsesi shkurtimet po kapin edhe shpenzimet publike irlandeze dhe vetë ministri i bilancit Brendan Hovlin duket se është plot besim madje beson se në raportin e ardhshëm të BE dhe FMN politika irlandeze do të marrë vlerësimet e duhura. “Qeveria – ka thënë ministri – kërkon rikthimin në tregjet në vitin 2012. Sipas mendimit tonë jemi duke ecur në drejtimin e duhur dhe do të marrim rezultatet që ishim parashikuar”. Por agjencitë e ndryshme financiare nuk janë shumë dakord me fjalët e tij. Më i vendosur është shfaqur ministri i financave Michael Noonan i cili ka paralajmëruar Brukselin por edhe Parisin (presidentin Sarkozy). “Nuk ka asnjë tregues dhe mundësi për kushte të reja”- është shprehur duke ju referuar ndihmave që Bashkimi Europian po mendon të japë për shtetet e Portugalisë dhe Greqisë por edhe të vetë Irlandës. Ndoshta mbi krizën e krijuar mund të ketë një takim ditën e premte të kësaj jave megjithëse sipas Gjermanisë nuk ka akoma një projekt konkret për të kryer një takim të tillë. Për më tepër burime gjermane njoftojnë se nuk është marrë akoma një vendim për të organizuar të premten një mbledhje me krerët e shteteve të vendeve të eurozonës. Nga ana tjetër Komisioni ka konfirmuar se po zhvillohen diskutime duke vënë në dukje se burimet qeveritare gjermane nuk po shohin ende një projekt konkret. Por vetë presidenti i Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy, ka parë mundësinë e një takimi të tillë. Gjithsesi një takim i tillë do të kishte kuptim vetëm nëse do të arrihej një akord për ndërhyrjen në deficitin grek me pjesëmarrjen e privatëve. Në raportin tremujor të zonës euro të Komisionit të Bashkimit Europian është vënë në dukje se duhet forcuar programi për të patur një stabilitet financiar pra që program i qeverisë Papandreu nuk do të ishte në gjendje të shpëtonte vendin nga falimentimi. Për më teper është nënvizuar se “Greqia ka vënë në kantier një rregullues të bilancit por që progreset duhet të jenë më komplekse nën dritën e nivelit të borxhit por edhe të kundërshtimeve politike”.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›