E Diel, 1 Nëntor 2026

KE, mbështetje Ballkanit. Shqipëria, 257 mln euro

BRUKSEL- Komisioni Europian ka percaktuar nje shume prej 15.5 miliardë Euro si mbështetje financiare për Ballkanin Perëndimor, perfshire Shqiperine, Turqinë dhe Islandën.

Nga fondi i percaktuar per vitin 2011-2013, Shqiperia do te perfitoje 257 milionë euro, kurse Kosova 203 milionë euro.

Turqia prinë në listën e atyre që përfitojnë më së shumti me 2.5 miliardë euro,  Serbia 587 milionë, Maqedonia 304 milionë, kurse më pak merr Islanda, 28 milionë euro.

Fondet jepen për reforma në sektorin e gjyqësisë dhe në administratën publike, për thellimin e bashkëpunimit rajonal për të luftuar krimin e organizuar e korrupsionin dhe fusha të tjera, transmeton Indeksonline, cituar sot nga Koha Ditore.

Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule ka thënë se fondet duhet të shërbejnë si katalizator për të gjitha shtetet, në rrugën e tyre drejt BE-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›