Putin angazhohet: Do i bëj Rusisë një psikoterapi kombëtare
Vladimir Putin është angazhuar për ti dhënë Rusisë një dozë psikoterapie kombëtare në vend që të përmbushë kërkesat e kundërshtarëve të tij, të cilët kanë zbritur në rrugë.
Ai ka kërkuar që qeveria të shtrijë akoma më shumë praninë në TV dhe internet, edhe pse kontrollon shumicën e burimeve të informacionit. Putin tha se zyrtarët duhet të shpërndajnë mesazhet e tij më me efektivitet.
Putin, i cili po përballet me krizën më të rëndë që kur ka marrë pushtetin, tha se vendi i tij ka nevojë për psikoterapi, që rusët të frymëzohen për të pasur besim në të ardhmen. Ai e krahasoi veten me ish-presidentin amerikan, Franklin Ruzvelt dhe fjalimet e tij gjatë Depresionit të Madh.
Ndërsa duke folur përpara mbështetësve të tij, Putin tha se ata nuk kanë program. Ata kanë secili nga një program individual, por asgjë të unifikuar dhe asnjë mënyrë se si duan të arrijnë qëllimet, të cilat po ashtu nuk janë të qarta, tha Putin.
Një ish- ndihmës i afërt i Putin ka bërë një parashikim apokaliptik. Ai thotë se tani Putin do nisë të veprojë me grusht të hekurt, duke izoluar kundërshtarët, e madje duke i vrarë ata. Pas vrasjeve ai do vendosë skenarë të grupeve terroriste.