E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta nga Lushnja: Shqipëria ka të ardhme, atë nuk e merr peng askush

Share

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka deklaruar nga qyteti i Lushnjes ku ishte për një takim me të rinjtë e partisë së tij, se Shqipëria ka të ardhme dhe askush nuk e merr peng atë. Ne duam të forcojmë vlerat e një shteti evropian, vlerat e shtetit të së drejtës, vlerat e lirisë dhe dinjitetit të çdo qytetari në këtë vend, sepse ne duam që Shqipërinë tia japim qytetarëve, tia japim rinisë së saj. Ju jeni garancia më e mirë për këtë sukses dhe për këtë triumf të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 8 majit në të gjithë Shqipërinë. Sepse ky është një vend që ka të ardhme dhe të ardhmen e tij nuk e merr dot peng askush, tha Meta.

Kreu i LSI ka thënë se viti i ardhshëm do jetë shumë i rëndësishëm pasi do festohet 100 vjetori i Pavarësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›