E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit Topalli analizon vitin parlamentar 2011

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli analizon vitin parlamentar 2011. Në këtë analizë, kryeparlamentarja Topalli e cilësoi vitin që po lëmë pas si mjaft pozitiv për parlamentin në miratimin e ligjeve të rëndësishëm, si dhe në zhbllokimin e reformave të rëndësishme në rrugën drejt integrimit evorpian të vendit.
“Axhenda parlamentare gjatë këtij viti ka pasur vetëm një bosht themelor, me emrin reforma. Kjo ka qënë në axhendën e punës së çdo deputeti dhe në qendër të kalendarit të punës së miratuar në parlamentin shqiptar. Në fund të këtij viti, duke i qëndruar Kushtetutës, bëmë të mundur që bilanci i reformave të jetë pozitiv. Periudha nga 17 janari-22 dhjetor ka shënuar miratimin e 450 ligejve e 219 akteve, ligjeve, marrëveshjeve dhe vendimeve, që janë votuar me shumicë nga 71 deri 74 vota", nënvizoi Topalli, gjatë konferencës së saj me mediat.
Gjithashtu, Kryetarja e Kuvendit rradhiti në listën e sukseseve dhe marrëveshjen e arritur mes PD-PS-së për miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe që plotëson një nga kriteret e rëndësishme të rekomandimeve të KE-së.
Ndërkohë që, kryeparlamentarja Topalli i është përgjigjur dhe interesit të medias, lidhur me garën për kreun e ri të Presidencës.
“Gjëja më e rëndësishme e vitit të ardhshëm, është përvjetori i pavarësisë. Jemi me fat që të jetojmë në këtë 100 vjetor. Sa i takon axhendës së ndryshme unë repektoj institucionin e Presidentit deri në një moment të caktuar. Ajo që kërkoj është respektimi i Kushtetutës”, vuri në dukje, Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›