Shuhet Ramiz Alia, shkaqet shëndetësore

Me anë të një deklarate, kjo ministri sqaron se vetë kreu i MSH-së, Petrit Vasili ka ndjekur nga afër trajtimin mjekësor të Alisë, ndërsa mjekët janë kujdesur për shëndetin e tij.
Por, pavarësisht kësaj, 86 vitet që mbante mbi supe ish-presidenti i fundit komunist, kanë bërë që shëndeti i tij të mos përmirësohet. Mjekët bëjnë me dije se shkaqet e vdekjes së Alisë janë spitalore, ndaj për këtë arsye trupi i pajetë nuk do i nënshtrohet autopsisë, ndryshe nga se ishte deklaruar më parë. Situata në shtëpinë e të ndjerit Ramiz Alia është e heshtur dhe pritet mbërritja e djalit të ish-udhëheqësit.
Meta ngushëllon familjen e Alisë
Tiranë (12:05) – I pari politikan që ka shprehur ngushëllimet familjes së Ramizë Alisë, ka qenë kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta. Zyra e shtypit e LSI-së bëri të ditur se Meta e ka cilësuar ish-presidentin dhe njëkohësisht ish-udhëheqësin e fundit komunist, "si figurë e shquar e luftës antifashiste nacional çlirimtare". Ish-presidenti, Ramiz Alia u nda sot nga jeta në moshën 86-vjeçare nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.
Shuhet Ramiz Alia, ceremonia të dielën
Tiranë (10:05) – Trupi i pajetë i të ndjerit Ramiz Alia do të qëndrojë në morg deri ditën e diel, kur pritet të bëhet edhe varrimi.
Shkak është bërë pasi djali dhe vajza e ish-presidentit të fundit komunist ndodhen në Suedi, kur prite të vijnë gjatë së shtunës.
Trupi ndodhet në morgun e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë. Atje do të kryhet edhe autopsia e trupit të të ndjerit. Ende nuk dihet orari zyrtar i ceremonisë mortore dhe as vendi i homazheve.
Në shtëpinë e Alisë që ndodhet në kryqëzimin e rrugës “Emin Duraku” dhe “Gjin Bue Shpata” në kryeqytet, kanë nisur përgatitjet për ceremoninë mortore të së dielës. Ramiz Alia ka është me orgjinë nga Gjakova e Kosovës, lindi në Shkodër, u arsimua në Rusi dhe prej 70 vitesh jeton në kryeqytet.
Shuhet ish-presidenti i fundit komunist, Ramiz Alia
Tiranë (08:09)– Është ndarë nga jeta ish-presidenti i fundit komunist në Shqipëri, Ramiz Alia.
Ai ishte shtruar prej disa ditësh në sonatarium në Tiranë, ku vuante nga mpiksja e gjakut në veshka. Ali ishte 86-vjeç, teksa sot rreth orës 07:00 të mëngjesit i mbylli sytë përgjithmonë.
Alia vuante nga një komplikacion në mushkëri, (trenboembolia pulmonare), dhe për këtë arsye ishte shtruar disa herë në reanimacion, siç shpjegojnë edhe mjekët.
JETA
Ramiz Alia lindi më 18 tetor 1925 në Shkodër dhe u bashkua me lëvizjen komuniste shqiptare përpara se të mbushte 20 vjeç. Ai u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë për filozofinë marksiste -leninisite (1954) dhe ngjiti me shpejtësi shkallët e pushtetit me ndihmën e Enver Hoxhës. Në vitin 1961 ishte anëtar me të drejta të plota i byrosë politike në pushtet. (Byrosë Politike të Partisë së Punës të Shqipërisë).
Ramiz Alia është udhëheqësi i dytë dhe i fundit komunist i Shqipërisë (1985-1991). Gjithashtu ai ka qenë presidenti i parë i Shqipërisë postkomuniste (1991-1992). Dha dorëheqjen nga posti i presidentit më 3 prill 1992, pas zgjedhjeve të përgjithshme të fituara nga Partia Demokratike. Detyrat më të rëndësishme të Ramizë Alisë kanë qënë:
Sekretar i Parë KQBRPSH (1949-1955),
Ministër i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958),
Anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985),
Deputet, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990),
Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991)
Kryetar i Këshillit Presidencial (1991).
/Start/
2011-10-07 13:55