Shkodër, arrestohen tre shtetas për vepra të ndryshme
Fillimisht u arrestua në flagrancë shtetasi Rasim Barbullushi, 48-vjeç, banues në fshatin Barbullush, komuna Bushat, rrethi Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tij, ku tregtohen mallra ushqimore me pakicë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 230 paketa cigare, pa pullë fiskale, të markave të ndryshme si “MARLBORO”, “TROKADERO” “MANCHESTER”, të cilat dyshohen të jenë mall kontrabandë, pas i shtetasi i lartpërmendur nuk disponon asnjë lloj dokumentacioni. Në prangat e policisë përfundoi edhe shtetasi Syrja Hyseni, 18-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Daragjat, komuna Dajc, rrethi Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas po dje me datë 06.10.2011, është vetëplagosur lehtë, nga pakujdesia, me një armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Po dje nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit i shtetasit Gezim Pjeter Prendi, 24-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Lumbardh, Komuna Qafë Mali, rrethi Pukë.
Arrestimi i tij u bë për arsye se ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim policor, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë me vendim datë 30.07.2010, e ka dënuar me 1 vit heqje lirie, për veprat penale “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “Plagosjes lehte me dashje”.
U kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale dhe materialet në ngarkim të të arrestuarit, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë. /Start/
2011-10-07 10:08